Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre janë arrestuar 4 organizatorët e protestës, të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor.
Organizatorëve do t’ju shqiptohet nga një gjobë për shkak të mosrespektim të ligjit ndaj COVID-19.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Janë arrestuar 4 organizatorët e protestës të cilët do t’ju shqipohet nga një gjobë për shkak që nuk i kanë respektuar masat”, tha Krasniqi.
Ndërkohë sot është mbajtur një protestë me lugë dhe tengjere nga gastronomët e Kosovës para lokaleve të tyre. /Express/