Janë mbyllur pjesët e para në katër ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Suharekë, Ballkani po fiton minimalisht 1:0 ndaj Llapit me rezultat 1:0 pas golit të Blend Baftiut (’33), raporton FrontOnline.
Befasi është duke shkaktuar Besa që po fiton ndaj Dritës 1:0 me golin e Ardit Tahirit në minutën e 19-të.
Ndërkaq, ndeshjet Prishtina – Trepça ’89 dhe Gjilani – Drenica po luhen baras 0:0 pas 45 minutash.
Ndryshe, këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit kosovar./FrontOnline/