Superliga e Kosovës në futboll ka në program në pasditën e sotme katër ndeshje tejet interesante.
Padyshim, kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, shkruan FrontOnline.
Ballkani lufton për titull, kurse Llapi për mbijetesë, andaj përballja e sotme garanton spektakël.
Ndeshje interesante pritet të luhet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.
Kampioni në fuqi, Drita e ka një udhëtim të lehtë në Pejë ku do të ndeshet me Besën, ndërkaq Gjilani i Ismet Munishit luan përballë Drenicës në shtëpi.
Ndryshe, ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit të Kosovës./FrontOnline/