Për të shënuar 10 vjetorin e hapjes së sallës së parë në Meksikë, Lamborghini ka përgatitur katër modele të veçanta Huracan, të frymëzuar nga temat më të rëndësishme të kulturës meksikane, transmeton FrontOnline.
Programi i personalizimit të Ad Personam të Lamborghini ndihmoi në realizimin, dhe katër vetura përfaqësojnë temat e Vita (Jeta), Morte (Vdekja), Sogno (ëndrra) dhe Tempo (Koha). Edicioni Huracan Vita vjen në ngjyrën jeshile Verde Hermes (përfaqëson jetën dhe natyrën), me rrota ari Oro Elios (përfaqëson diellin), si dhe stemën e shqiponjës.
Huracan Edition Morte përmban një emblemë të kafkës, ngjyrën Blu Astraeus dhe theksimet Bronzo Serse. Huracan Edicion Sogno tërheq vëmendjen me ngjyrën e saj Blu Symi, Oro Elios me detaje prej ari, si dhe një brendshme të zezë me shtresa ari.
Dhe së fundmi, për Huracan Edition Tempo, ngjyrat Nero Nemesis, detajet e Bronzo Serse dhe një pllakë me një simbol të gjarprit./FrontOnline/