Janë mbyllur pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Në kryendeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, janë shënuar katër gola, derisa rezultati është 2:2, shkruan FrontOnline.
Për Ballkanin dy golat i shënoi Mirlind Daku (‘3,’15), kurse për Prishtinën realizoi dy herë Besnik Krasniqi (’27,’36).
Nga ana tjetër, Drita po fiton 1:0 ndaj Arbërisë me golin e Festim Alidemës (’18), derisa me të njejtin rezultat po fiton Besa ndaj Gjilanit.
Kurse, tri ndeshjet tjera, Besa – Gjilani, Trepça ’89 – Drenica dhe Llapi – Feronikeli po luhen baras 0:0./FrontOnline/