“Mos guxoni”, i tha Winslet regjisorit të serialit, Craig Zobel, i cili ofroi t’i hiqte “barkun e trashë” nga skena. Përveç skenave në serial, Winslet reagoi edhe ndaj posterëve promovues, të cilët ajo i ktheu dy herë, sepse ato dukeshin joreale dhe shumë të bukura. ‘Qëndroni besnike ndaj vetes’, është një lloj motoje e aktores Kate Winslet pasi ajo refuzoi të editonte skenën seksi në të cilën u shfaq e zhveshur, në serialin e ri “Mare of Easttown”. “Mos guxoni”, i tha Winslet regjisorit të serialit, Craig Zobel, i cili ofroi t’i hiqte “barkun e trashë” nga skena. “Duke luajtur Mara-n si një grua në moshë mesatare dhe unë do të bëj 46 vite në tetor, unë mendoj se njerëzit ishin të lidhur me të ashtu siç janë sepse ajo nuk ka një filtër”, tha Winslet në një intervistë me ‘New York Times’.
“Mara është një grua plotësisht funksionale me një trup dhe fytyrë më të dobët që lëviz në një mënyrë tipike të moshës, jetës dhe prej nga ajo vjen”, aktorja e përshkroi rolin e saj si Mara, një detektive që heton një rast vrasje në një qytet të vogël. Winslet zbuloi gjithashtu se ata donin të arrinin një pamje më realiste dhe jo tërheqëse në seri, prandaj ajo nuk donte të pranonte postera të retushuar. “Njerëz, unë e di sa linja kam rreth syve, ju lutemi sillni të gjitha përsëri”, i tha ajo ekipit të serisë në atë kohë. Sidoqoftë, aktorja britanike pranoi se ditët kur ajo u shfaq e zhveshur po mbaronin. “Thjesht nuk jam rehat ta bëj më. Në fakt, nuk është çështje moshe. Vjen një moment ku njerëzit do të thonë: “Oh, ja ku është përsëri”, tha Winslet, e cila është e njohur për skenën nga “Titanic” në të cilën ajo u zhvesh lakuriq./FrontOnline/