Johnny Depp dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Heard kanë paditur njëri-tjetrin prej javësh, gjyqi po ndiqet në të gjithë botën dhe tani si dëshmitare ka ardhur edhe ish e dashura e Depp-it, modelja Kate Moss.
Gjyqi ndaj Depp dhe Herd po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe sot dëshmitarja kryesore është modelja Kate Moss, me të cilën Johnny Depp ishte në rininë e tij prej katër vitesh.
Kujtojmë se thirrja për dëshmi ka ardhur për deklaratën e Amber Heard në të cilën ajo ka përmendur se Depp e ka shtyrë modelen e famshme britanike nga shkallët.
Amber Heard dhe Johnny Depp mbërritën në gjykatë rreth orës 14:00 me orën evropiane dhe tani gjyqi zyrtarisht pritet të fillojë. Ekipi i avokatëve të Depp tani po paraqet dëshmitarë të rinj.
Modelja Kate Moss është dëshmitarja e parë e ditës së sotme në gjyq dhe nisi të dëshmonte për marrëdhënien e saj me aktorin, më pas një pyetje për akuzat se Depp e ka shtyrë nga shkallët.
Unë dhe Xhoni po dilnim nga dhoma e hotelit dhe rrëshqita në shkallë, bërtita se nuk e dija se çfarë po më ndodhte, ndjeva dhimbje, ai vrapoi drejt meje dhe thirri për ndihmë. Xhoni nuk më shtyu kurrë, më goditi ose diçka e tillë “Unë konfirmoj se ai kurrë nuk më shtyu nga shkallët”, tha Kate kur u pyet për incidentin e supozuar.
Dëshmia e modeles ka zgjatur shumë pak, pasi ka qenë e nevojshme që ajo të përgjigjet vetëm ndaj akuzave të Heardit./FrontOnline/