Modelja e njohur Kate Moss (48) së bashku me vajzën e saj Lila (19) mbrëmë morën pjesë në eventin e modës Met Gala në Nju Jork dhe ishte kënaqësi t’i shihje.
Për këtë rast të veçantë, Lila zgjodhi një fustan të markës Burberry , i cili përbëhet nga dy pjesë – një trup prej pëlhure transparente që shtrihet nga qafa deri në dysheme dhe është zbukuruar me një qëndisje argjendi të spikatur, ndërsa Kate shkëlqeu me një fustan të zi të punuar. prej sateni dhe pelushi.
Pamja ime është moderne dhe duket rinore, por në të njëjtën kohë është elegante dhe shik”, tha Lila për Vogue para se të dilte në tapetin e kuq.
Kujtojmë, Lila vendosi që herët të ndiqte hapat e nënës së saj dhe punën e parë e mori në moshën 14-vjeçare. Që atëherë, ajo ka punuar për disa marka prestigjioze si Marc Jacobs Beauty dhe Miu Miu./FrontOnline/