Princesha e Uellsit, Kate Middleton duket se ka bërë disa deklarata pas shfaqjes publike së bashku të bashkëshortit të saj me vëllain e tij Princin Harry pas disa kohësh.
Familja mbretërore u afrua më shumë pasi Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare. Një valë gëzimi përfshiu popullin britanik kur ‘katërshja fantastike’ u ribashkuan të shtunën pasi Princi William i kërkoi Harry-t dhe Meghan-it t’i bashkoheshin atij dhe gruas së tij në Windsor.
Ishte një moment i veçantë pasi shënoi herën e parë që vëllezërit dhe kunatat ishin bashkë që nga zbulimi i statujës së Princeshës Diana korrikun e kaluar. Kate Middleton ka zbuluar mesazhin e saj të butë për ribashkimin e kunatave. “ Në momente si kjo duhet të bashkohemi ”, tha ajo.
Princesha e Uellsit gjithashtu u zbuloi britanikëve momentin kur djali i saj Louis e ngushëlloi atë për vdekjen e Mbretëreshës. “Louis tha se të paktën gjyshja është me stërgjyshin tani.”/FrontOnline/