Kate Middleton dhe Princi William nuk mund ta mohonin faktin që djali i tyre më i vogël, Princi Louis, vodhi vëmendjen e të gjithëve gjatë Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit shpërndanë një postim në rrjetet sociale, duke bërë shaka edhe me sjelljen virale të Louisit 4-vjeçar.
“Çfarë fundjave fantastike festash. Të shohësh njerëz anembanë kombit duke u bashkuar me familjen, miqtë dhe të dashurit ka qenë jashtëzakonisht e veçantë. Faleminderit të gjithëve që dolën për të treguar mirënjohjen e tyre për Mbretëreshën dhe 70 vitet e saj frymëzuese të udhëheqjes. Nga turmat te komunitetet që organizuan festa në rrugë në gjithë vendin, shpresojmë se keni kaluar një fundjavë për t’u mbajtur mend. Ne të gjithë kaluam disa ditë të pabesueshme, veçanërisht Louis…” shkruan ata me shaka, duke shtuar në fund një emoj.
Shënimi ishte firmosur me inicialet e çiftit, duke treguar se vinte direkt prej tyre. Fotot e papublikuara që shoqëronin postimin paraqisnin një foto bardh e zi të Williamit duke ecur me Louisin gjatë Trooping the Colour.
Fotot dhe videot e Louis gjatë fundjavës së festimeve u bënë virale në rrjet për shkak të reagimeve të tij qesharake.
Joining Her Majesty The Queen and other members of The @RoyalFamily to watch a very special flypast for the start of the #PlatinumJubilee ✈️ 🇬🇧 pic.twitter.com/V6yJm18OUd
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) June 2, 2022