Xherdan Shaqiri pritet t’i jap fund aventurës së tij me Liverpoolit gjatë afatit kalimtar veror.
Futbollisti nga Kosova me shumë gjasë do të largohet nga “Anfield” këtë verë, shkruan FrontOnline.
“Liverpool Echo” raporton se përveç Shaqirit do të largohen edhe shtatë futbollistë tjerë.
Marko Grujiq, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoiyi dhe Ben Woodburn janë futbollistët tjerë që nuk janë në planet e Jurgen Kloppit.
Nga shitja e këtyre futbollistëve, Liverpooli planifikon të gjenerojë 80 milionë euro.
Vlen të ceket se tashmë nga Liverpooli është larguar Gini Wijnaldum, i cili do t’i bashkohet Barcelonës./FrontOnline/