Gjithsej 20 lojtarë të River Plates në Argjentinë janë të infektuar me virusin kroona.
Së fundmi, pesë futbollistë janë rezultuar pozitivë duke bërë që të arrihet numri 20 i futbollistëve të infektuar, shkruan fRONToNLINE.
Për ndeshjen e së enjtes në Kupën Libertadores ndaj Santa Fe, River Plate nuk e ka asnjë portierë në dispozicion.
Klubi argjentinas ka njoftuar se Lukas Beltran, Flabian Londonjo Bedoja, Gonzalo Montiel, Leonardo Poncio dhe Aleks Vigo ishin lojtarët e fundit që dolën pozitivë.
CONMEBOL u lejon skuadrave që të kenë 50 lojtarë. Riveri ka për momentin 32 në dispozicion, përfshirë edhe shumë emra të rinj./FrontOnline/