×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Specialja duhet të zhbëhet

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas arrestimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, pasi lufta e Kosovës për liri nuk ka pse të dëshmohet para akuzave false të Serbisë.

    “Kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin tonë, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut të pashoq në luftën për liri. Unë sot e gjithmonë, do të jem përkrah të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Përkrah tyre duhet të jemi të gjithë. Ne duam drejtësi për secilin në Kosovë, pavarësisht secilës përkatësi. Por, prej Speciales do ta marrim të shpërfytyruar vetë idenë e lirisë. Prandaj Specialja duhet ndaluar! Ky do të ishte konfirmim i shtetësisë”, ka shkruar Kastrati.

    Aktakuza për PR

    Salih Mustafa, i njohur për neve si Cali, qenka arrestuar sot nga Policia e Gjykatës Speciale. Cali, i burgosur politik për 5 vite nga regjimi i Millosheviqit për shkak të aktivitetit ilegal, ish – epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën Operative të Llapit, drejtues i njësitit gueril të Prishtinës BIA, dhe një nga organizatorët e shtrirjes së UÇK-së në Zonën e Llapit dhe atë të Karadakut, u arrestua nga Eulexi.

    E dhimbshme sesi kjo gjeneratë e cila është rritë në shtypje, dhe luftuan kundër saj, edhe pas 20 vite të lirisë po përballen më një jetë të pamerituar e jo të dinjitetshme. Në fakt, do duhej të ishte e kundërta!

    Cali që rininë e pati luftë, sot u dashka të dëshmojë se lufta e tij ishte e drejtë. Unë them se jo. Lufta e Kosovës për liri nuk ka pse deshmohet para akuzave të fabrikuara në Serbi. Prandaj kjo Gjykatë duhet të zhbëhet. Aq më tepër që trafikimi i organeve tash as që përmendet.

    Siç duket Specialja është në krizë të madhe kredibiliteti. Tash që dosjet e publikuara e kanë humbur çdo mundësi për admimistrim të mirë provash e proces të drejtë, ata duan të hedhin kripë në plagët e njerëzve. Kurrë më shumë se sot nuk është vënë në pikëpyetje ekzistenca e saj. Andaj, në këtë moment ndihmon tema e vrasjeve të pasluftës. Kështu mbase ju beson dikush. Specialja po bën PR (marrëdhënie me publikun) me aktakuza. Nuk e dimë ende çfarë ka në rastin konkret, sepse vetë Specialja është bërë thashethemnajë. Askush nuk e di çfarë është e vërtetë e çfarë trillim. Asnjë trillimi nuk i themi jo. Ku ta dish, ky tipi që flet e ka pa ndonjë dosje, ose i ka tregu dikush që i ka parë ato.

    Thashethemet idiote nisin qarkullimin, çarshia sakaq i futë në centrifugë, i përzien, i përpunon. Ky është ambienti i Speciales. Secili mund të thotë se i ka parë dosjet, secili i di ngjarjet. Kjo është idiotësi speciale.

    Kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin tonë, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut të pashoq në luftën për liri.

    Unë sot e gjithmonë, do të jem përkrah të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Përkrah tyre duhet të jemi të gjithë. Sot më shumë se kurrë Calit i duhet mbështetja e të gjithë neve.

    Për fund, ne duam drejtësi për secilin në Kosovë, pavarësisht secilës përkatësi. Por, prej Speciales do ta marrim të shpërfytyruar vetë idenë e lirisë. Prandaj Specialja duhet ndaluar! Ky do të ishte konfirmim i shtetësisë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.