×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kasanof mbërrin në Shqipëri

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perdëndimor, Alexander Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.

    Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

    Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanofit në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që mbahet të enjten në Tiranë.

    Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i ShBA-së, që bashkë me BE-në janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

    Pas mbërritjes në Shqipëri, vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobarit, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Evropian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

    “Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike. Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vëmendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Gonzato në A2CNN.

    Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.

    Aktualisht, një komision i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen ka nisur punë për të çuar përpara reformat, por krijimi dhe puna e tij po ndiqen me vëmendje dhe jo pa shqetësim nga dy donatorët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, ShBA dhe BE.

    Ndërkohë në fillim të tetorit Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në këtë komision.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Një gjykatë franceze i shpalli fajtorë të 51 të pandehurit të enjten në një rast droge dhe përdhunimi që tmerroi botën dhe...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar kombit në një fjalim vjetor të fundvitit. Në një pyetje në lidhje me luftën e...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Një kamerë e Google Street View, ka ndihmuar në gjetjen e një vrasjeje të tmerrshme në një fshat në Spanjë. Fotografitë e...
    Të tjera
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Të dhënat në raportimin e braktisjes së shkollës tregojnë se ka një rritje të rasteve të braktisjes kur nxënësit nuk e kalojnë...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas saj, kazerma “Adem Jashari”...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar kombit në një fjalim vjetor të fundvitit. Në një pyetje në lidhje me luftën e...
    Sport19 Dhjetor 2024
    Shqipëria përballë Serbisë është padyshim sfida që ka marrë vëmendjen më të madhe në këto kualifikuese për Botërorin 2026, jo vetëm në...
    Sport19 Dhjetor 2024
    Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas...
    Vip19 Dhjetor 2024
    Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’, teksa kjo vazhdoi edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.