×
  • Lajme
  • Lajme

    Kasanof: E mbështesim Kosovën në integrimin euroatlantik, e mirëpresim rifillimin e qarkullimit të mallrave serbe

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Emisari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj sovranitetit dhe demokracisë multietnike që po ndërtohet në Kosovë, dhe se ende vazhdojnë të jenë mbështetës ndaj kësaj.

    Në takimin që e pati sot me gazetarë, ai ka thënë se ShBA-ja vazhdon të mbështesë Kosovën integrimin euroatlantik të Kosovës dhe integrimin në strukturat evropiane, “veçanërisht në këtë kohë ku shohim kaq shumë ndryshime në Evropë”.

    “Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i merituar për Kosovën dhe është diçka që duam ta avancojmë. Dhe ne duam të punojmë me Kosovën për këtë dhe të vazhdojmë me atë dëshirë”.

    I pyetur për deklaratat e ish-emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se Qeveria e Kosovës, ShBA-në nuk e trajton si një partner dhe nuk punon me atë për stabilitetin rajonal dhe se kjo rrezikon procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Kasanof u shpreh se është e qartë nga komentet e mëparshme nga shumë zyrtarë amerikanë që kanë treguar se veprimet e pakoordinuara nga qeveria e komplikojnë mundësinë tonë që të lobojmë në mënyrë efektive për Kosovën.

    “Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministren, ritheksova dëshirën tonë për një partneritet më efektiv. Gjithashtu u shpreha se jemi të kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave dhe që Kosova ka mundur të zërë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit”, ka thënë Kasanof. /Klankosova.tv

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, për FrontOnline e ke konsideruar...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Emisari Aleksander Kasanof, ka qëndruar në Kosovë me ç’rast ka takuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, veprimin e Komandantit të FSK-së që Ushtria e Kosovës, të i ndaloj aktivitetet e saj...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Musliu-Shoshi ka thënë se...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Këtë e bëri të ditur...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.