×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Karl Nehammer dha dorëheqjen nga posti i kancelarit, dështojnë negociatat në Austri

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Partitë politike austriake ÖVP dhe SPÖ nuk arritën as një ditë negociatash së bashku. Të shtunën pasdite palët u takuan për negociata në Vjenë. Ndërsa në mbrëmje, ÖVP hoqi dorë jo vetëm nga netociatat, por kancelari i AustrisëKarl Nehammer tha se do të japë dorëheqje dhe do të largohet nga kreu i partisë.

    “Do të tërhiqem nga posti i kancdelarit dhe kryetarit të Partisë Popullore në ditët e ardhshme dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt të pushtetit”, tha ai.

    Nehamer më parë paralajmëroi nga forcimi i krahut radikal politik në Austri. “Është bindja ime e thellë që radikalët nuk ofrojnë zgjidhje për asnjë problem të vetëm, por mbijetesën e tyre e sigurojnë vetëm nga përshkrimi i problemeve”, tha Nehammer. “Kjo është e keqe për Austrinë dhe për njerëzit në vendin tonë.”

    Djathtistët radikalë në Austri kanë fituar më së shumti vota në shtator, por Nehammer ka refuzuar gjithmonë të bëjë koalicion me ta. Tani është e paqartë nëse ÖVP dëshiron të negociojë një qeveri me FPÖ, por pa Nehammer.

    Negociata me djathtistët radikalë apo zgjedhje?

    A do të ketë tani një koalicion me FPÖ dhe çfarë mund të ndodhë më pas? Konsulenti politik austriak Thomas Hofer sheh dy mundësi. “Tani që Nehamer është larguar de fakto, do të sigurohet një tranzicion i rregullt. Nëse dikush mendon se ka një bazë tjetër për diskutim me FPÖ, kjo është një mundësi. Mundësia tjetër janë zgjedhjet e reja.”

    Mediat e këtij vendi të BE-së po spekulojnë madje me rikthimin e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Hofer e konsideron këtë mundësi si joreale. Por ai sipas disa burimeve është i interesuar. Analistët megjithatë më shumë e shohin si reale mundësinë tjetër, mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    Shikuar nga sondazhet e tanishme, kjo më së shumti do t’i shkonte në favor të djathtës radikale në vend. Tani presidenti Alexandar Van der Bellen duhet të deklarohet për gjendjen dhe pas konsultimeve me partitë politike të gjejë zgjidhjen më të mirë për Austrinë. Van der Bellen ia ka dhënë më parë mandatin kancelarit aktual Karl Nehammer për formimin e koaliiconit të ri, por ai ka dështuar. /DW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Lousiana ka deklaruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve në Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i vdekjes në...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”. Me një...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Kongresi ka certifikuar zyrtarisht fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor shkoi pa...
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...
    Vip06 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se...
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.