×
  • Lajme
  • Lajme

    Karabinierët italianë dhe Policia Ushtarake çeke trajnohen bashkë për kontrollin e turmave dhe trazirave

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Karabinierët italianë dhe Policia Ushtarake çeke e e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it kanë kryer një demonstrim operacional të trajnimit për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave në Prishtinë.

    KFOR tha se ky aktivitet nxjerr në pah “rëndësinë e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë thelbësore për sigurimin e ndërhyrjeve efektive dhe të koordinuara në misionet stabilizuese dhe menaxhimin e rendit publik”.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për veprën penale “Rrëmbimi”. Sipas aktakuzës, ata më 17 dhjetor 2024...
    Lajme01 Prill 2025
    Presidentja Osmani sot e ka caktuar datën për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por çfarë pritet të ndodhë...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takua me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ku u...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Për kryetarin e LDK-së akuzat për vjedhje të votave brenda listës zgjedhore të partisë dhe insistimi në “strukturë të organizuar kriminale” nuk...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar që të...
    Vip01 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP, Amber Candy, ka surprizuar ndjekësit e saj duke paralajmëruar një projekt të ri. Amber shfaqet në një...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar”, Jordan Bardella, ka ftuar francezët të mblidhen këtë fundjavë për të protestuar kundër...
    Lajme01 Prill 2025
    Eugen Cakolli, nga Institutit Demokratik i Kosovës, thotë se gjasat më të mëdha janë që seanca konstituive të jetë seanca kur do...
    Sport01 Prill 2025
    Nëpërmes rrjeteve sociale, Klubi Basketbollit Prishtina ka njoftuar se kanë emëruar trajnerin e tyre të ri. Ndihmës trajneri i Prishtinës, Alber Sylejmani...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.