Sot në moshën 78-vjeçare, ka vdekur politikanja dhe aktivistja e njohur, Kaqusha Jashari.
Ajo përveç se si politikane, njihet edhe si sportiste e dalluar.
Jashari luajti për disa vite edhe hendboll.
Ajo nisi të merrej me hendboll në shkollën fillore në Gjilan.
Nga viti 1961 e deri në vitin 1967 ka luajtur për Kosovën e Prishtinës, që ishte klubi më i suksesshëm në vendin tonë. Gjatë studimeve luajti për Partizanin e Beogradit, ndërsa më pas u kthye dhe luajti për klubin Kosova.
Familja e së ndjerës njihet për lidhjen me hendbollin.
Në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari dhe familjes Fejzullahu.