10 mijë e 550 vota ka arritur të grumbullojë pesëshja e parë e kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq.
Sipas formularëve të publikuar në web faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pesë kandidatët e parë të VV-së kanë arritur të marrin më shumë vota se të gjithë pesëshet e para të kandidatëve të partive të tjera, shkruan Front Onlline.
Vjosa Osmani ka arritur të marrë 4 mijë e 133 vota, Glauk Konjufca 2 mijë e 976, Vasvije Krasniqi 1 mijë e 85, Avni Dehari 824 vota dhe Arben Vitia 1 mijë e 532 vota.
Këto të dhëna janë publikuar në rezultatet e formularëve të 34 vendvotimeve në Obiliq.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.
E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind./Front Online/