Beatrix Ramosaj para disa ditësh publikoi këngën e saj më të re “Ma shumë se ti”, e cila erdhi në bashkëpunim me Dj Geek.
Kënga supozohet se është dedikim për ish të dashurin e saj Donaldin, shkruan lajmi.net.
Mirëpo as pamja nuk lihet pa komentuar, ku vetëm një veshje e Trixës në klip kushtoi hiç më pak së 1093 euro.
Kostumi i Trixës kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.
Ndërkohë, rikujtojmë se kënga është pritur mjaft mirë dhe deri me tani në kanalin zyrtar të “You-Tube” ka marrë mbi 900.000 klikime.