×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kaq milionë euro ka mbledhur Dogana e Kosovës për katër muaj

    FrontOnline
    15 Maj 2021

    Dogana e Kosovës para dy viteve zyrtarisht kishte hapur zyrën e saj në Portin e Durrësit, marrëveshje kjo në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të lehtësuar tregtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve.

    Zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se nga kjo pikë doganore shfrytëzohet mjaft nga bizneset kosovare dhe përfitimet e tyre janë të shumta për dërgesat që i bëjnë në drejtim të Kosovës.

    Në Doganë po ashtu tregojnë se në katër mujorin e parë të këtij viti, të hyrat totale janë 396.4 milionë euro ose 25 përqind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Për zyrën e doganës në Durrës, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci pret që shumë shpejt të nis edhe zhdoganimi i mallrave në bregdetin shqiptar, ndonëse sipas tij, kjo mbetet në vullnetin e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ende nuk kemi filluar me zhdoganim për shkak se ka procedura të ndryshme për financiare të cilat bëhen në rastin e pagesave. Besojmë se shumë shpejt do të arrihet edhe kjo dhe të filloj dhe të kemi një procedurë komplete të zhdoganimit. Jo pse tani nuk është procedurë komplete, sepse e njëjta procedurë e transitit zhvillohet edhe në pikat kufitare si psh, në Han të Elezit… Këto janë çështje të cilat i përkasin institucioneve të larta, Dogana është në aspektin e zbatimit të tyre”, thotë Stavileci.

    Ai thotë se që nga hapja e pikës kufitare në Durrës, qeveritë e dy vendeve kanë mundësuar krijimin e një hallke me anë të kësaj pike doganore, e cila ka eliminuar vonesa në dërgesat e mallrave që targetohen në portin e Durrësit dhe janë të adresuara për Kosovë.

    Stavileci thekson se shumë biznese janë duke e shfrytëzuar këtë pikë.

    “Tani kompanitë kosovare mund të sjellin mallrat e tyre në Durrës, ato trajtohen dhe marrin trajtim doganimi nga Dogana e Kosovës si transit dhe pastaj vazhdojnë direkt në terminalin e brendshëm doganor në Kosovë. Pra, hallka e doganës së Shqipërisë, kontrolli dhe transiti për mes doganës së Shqipërisë kjo është eliminuar dhe është zhvendosur direkt tek dogana e Kosovës. Kur një dërgesë, e cila është deklaruar në Durrës dhe është për Kosovë, neve automatikisht na vjen lajmërimi që ka dërgesa të cilat do të vijnë në Kosovë… (4’14)Kemi mjaft shfrytëzim të kësaj pike, kryesisht shfrytëzimi kësaj pike bëhet nga bizneset të cilat kanë import më të madh ose sasi më të madhe të importit”, thotë ai.

    Stavileci ka thënë Dogana 80 milionë euro ka inkasuar më shumë sivjet për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

    “Ne kemi arrit gjatë këtij vit, apo për gjatë këtyre katër muajve të parë kemi një performanacë të mirë të të hyrave. Deri tani që flasim janë mbledhur 396.4 milionë euro, ku krahasuar me vitin 2020 është 25 përqind më shumë të hyra apo rreth 80 milionë euro më shumë. Por, krahasimi më i mirë do të duhej të ishte me vitin 2019 ku nuk ka pasur pandemi sikur në vitin 2020 që ishte vit pandemik. Prandaj, në vitin 2019, në periudhën e njëjtë, katër mujori i parë ne kemi rritje prej 12 përqind apo 43 milionë euro, që nënkupton se në vitin 2019 kemi pasur në të njëjtën periudhë 353 milionë euro të grumbulluara”, thekson Stavileci.

    Sa i përket vendeve nga importohen mallrat, Stavileci thekson se janë kryesisht shtetet Bashkimit Evropian, pastaj nga vendet e CEFTA-s, Kina dhe Turqia.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, është deklaruar për FrontOnline mbi procesin e licencës së avancuar dhe ka theksuar se numri i mësimdhënësve...
    Lajme12 Janar 2025
    lmi Reçica, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shprehur falënderimet për qytetarët e Ferizajt pas tubimit madhështor të...
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka vlerësuar se testi për licencën e avancuar të mësimdhënësve, i zhvilluar nga Ministria e Arsimit, është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.