×
  • Auto
  • Auto

    Kaq janë rritur çmimet e veturave

    FrontOnline
    22 Gusht 2022

    Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

    Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.

    Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.

    Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.

    Këto janë dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:

    1) Volkswagen Polo

    Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.

    2) Volkswagen Golf

    Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro – pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).

    3) Volkswagen Touran

    Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.

    4) Audi A6

    Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.

    5) Mercedes S Class

    Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).

    6) Mercedes G Class

    Me një rritje çmimi prej 38 për qind – shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.

    7) Fiat 500

    Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.

    8) Mini Cooper

    Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.

    9) Toyota Prius

    Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.

    10) Tesla Model 3

    Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind në 48.721 euro. /albinfo.ch

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.