×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kapet nga policia greke Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vjet burgim

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria.

    Në një postim në Facebook, policia shtoi se është kapur nga policia e Greqisë 39-vjeçari, Eduard Vushaj.

    I njëjti është i dënuar 16-vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.

    “Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi  shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.  Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013,  në fshatin Grabom, ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftim.

    Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën për shkelje të një armëpushimi mbi tarifat e arritur më parë këtë muaj,...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë biseduar ende si subjekt politik nëse do të votojnë pro Fatmir Limajn,...
    Lajme30 Maj 2025
    Që nga 15 prilli i këtij viti e deri më sot, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 23 herë radhazi të konstituohet, përkundër...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.