×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet duke hedhur mbeturina në magjistralen Prishtinë-Prapashticë, gjobitet kompania

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se një kompani e cila ishte duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë është ndëshkuar menjëherë me gjobë.

    Rama thotë se kjo kompani është detyruar që brenda afateve ligjore ta pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.

    Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë.

    “Paralajmërojmë të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike: NUK DO TË KETË TOLERIM!  Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tone”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Sonte për një ngjarje të rëndë që ndodhi para rreth një ore në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me...
    Lajme27 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet....
    Lajme27 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Podujevën nga ku deklaroi se janë të bindur që për llapjanët dhe të...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ditës së shtune bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituan tri shtëpi të restauruara së fundi në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar raportimet se Ali Ahmeti, ka nisur letër tek drejtuesit ndërkombëtarë me...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë, pas një sherri me sende të forta. Bëhet e ditur se konflikti mes tyre...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një ndërtesë 10 katëshë në Shqipëri është përfshirë nga zjarri. Kjo ka ndodhur saktësisht në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, derisa mësohet se...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi ka thënë se vendi i tij ka propozuar një armëpushim dyditor në Gaza. Ai tha se...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në Lesbos. Epiqendra u shënua 9 kilometra nga Mandamados. Ndërkohë sipas vlerësimeve të para...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.