×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet 500 kg drogë në Maqedoni, për transport u morën vesh në Kosovë

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Policia në Maqedoninë e Veriut tha sot se kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të kontrabandistëve të drogës, në dy operacione të ndara, duke kapur mbi 500 kilogramë marihuanë dhe arrestuar tre persona.

    Në rastin e parë, është zbuluar se skema e transportit ka qenë Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

    Destinacioni përfundimtar i 424 kilogramëve marihuanë ka qenë Turqia.Analiza e MPB-së ka treguar se nëse droga do të arrinte në Turqi, çmimi i saj në tregun e drogës, do të arrinte 1 milion euro.

    Një 47-vjeçar nga Shkupi është ndaluar për organizimin e transportit në vendkalimin kufitar me Greqinë ku i është marrë telefoni. Për ta organizuar transportin e drogës, para arrestimit ka qenë në Kosovë për t’i dakorduar detajet.Policia ka ndërprerë edhe një përpjekje tjetër për të kontrabanduar marijuanë në Greqi.

    Në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Armatën, në një fshat afër kufirit me Greqinë, janë arrestuar dy persona ndërsa u janë gjetur 93 kilogramë kanabis. Para se të ndaloheshin, ata janë përpjekur të ikin.Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski, tha se gjatë ditës së sotme, kundër një personi nga Shkupi do të ngrihet padi penale dhe ai do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake, raporton Alsat M.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.