×
  • Kronika
  • Kronika

    Kapen mbi 6 kilogramë heroinë në Prishtinë, prangoset një person

    FrontOnline
    22 Gusht 2024

    Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Prishtinë, pasi tek i njëjti janë gjetur gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

    Sipas policisë, pesha e substancës së sekuestruar është 6.13 kilogramë, ndërsa vlera e saj është rreth 150 mijë euro.

    “Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur 6 (gjashtë) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë), ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro”)”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje, policia tha se lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona, një veturë dhe 4 mijë e 305 denarë maqedonas.

    “Të gjitha veprimet e ndërmarra dhe dëshmitë e gjetura të sekuestruara janë kryer me autorizimin e prokurorit kujdestar. Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, kurse dy personat e tjerë janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, policia bëri të ditur se në një rast tjetër në Ferizaj është sekuestruar edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë prej 38.62 gramë, ku vlera, sipas policisë është rreth 3 mijë e 500 euro.

    “Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro, para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze”.

    “Lidhur me rastin, për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (10 janar), pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset,...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sonte ka qenë në Ferizaj. Ai është...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ministria tha se...
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse...
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.