Është arrestuar një person në Prizren, pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar drogë dhe para.
Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: shtatë (7) foli – paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €”.
“Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.