Konkurrentja e re e “Përputhen”, Ana, rrëfeu se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ky ishte shkaku i ndarjes së tyre.
“Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia. E kam pasur shumë të vështirë të besoj tek një mashkull, por unë besoj tek dashuria. Prandaj dua ta shfrytëzoj jetën, jeta është shumë e shkurtër merr kthesa të papritura”, tha Ana.
View this post on Instagram
“Mendoj se situata të tjera në jetë i kalon vetëm, ngrihesh vetëm aty kupton që jeta ka kthesa të papritura. Motrat dhe vëllezërit kanë qenë më të vegjël, ka qenë më e vështirë për mua”, u shpreh konkurrentja.
“Se prindërit e mi janë martuar me dashuri dhe janë arratisur bashkë, mami ishte vetëm 17 vjeç. Ajo është shumë mirë me veten e saj tani dhe nuk mendon për një lidhje tjetër. Ajo është shembulli tipik i një gruaje që s’i ka lënë fëmijët për asnjë rast”, foli ajo.