Tifozët e Arsenalit kanë protestuar dje para “Emirates Stadium” në Londër duke kërkuar nga presidenti Stan Kroenke të largohet nga klubi londinez.
Pakënaqësitë e tifozëve të Arsenalit ndaj drejtuesve të klubit kishin filluar që moti, por gjithçka u “vulos” me pranimin për të marrë pjesë në Superligën evropiane, shkruan FrontOnline.
Qindra tifozë të Arsenalit u tubuan dje para ndeshjes Arsenal – Everton.
Massive turnout at the Emirates as Arsenal fans protest against owners…#AFC pic.twitter.com/JaZR8qcsY2
— 🎯 Tommy's Darts Tips (@TommysDartsTips) April 23, 2021
Tifozët në fjalë ndezën flakadane dhe kërkuan largimin e menjëhershëm të Kroenkes.
Javën e kaluar, Arsenali ishte njëri prej 12 klubeve që vendosën ta nisin garën e re të quajtur, Superliga evropiane.
Pas kritikave të ashpëra publike, shumica e klubeve u tërhoqën, përfshirë këtu edhe Arsenalin./FrontOnline/