Kanye West largoi nga llogaria e tij në Twitter ish gruan e tij Kim Kardashian dhe motrat e saj, pasi ai doli në publik me një romancë të re me Irina Shayk dhe pasi u transmetua episodi i fundit i shfaqjes ‘Keeping up with the Kardashians’. Reperi 44-vjeç nuk ndjek më Kimin, Kourtney dhe Khloé, pavarësisht se Kim e uroi atë për ditëlindjen në mediat sociale në fillim të kësaj jave.
Kim shkroi në një mesazh urimi në Instagram se do ta “donte atë për gjithë jetën e saj”. Thuhet se takimi i tij me Irina Shayk ka vazhduar për disa muaj dhe Kim e dinte për këtë që nga fillimi. Kanye gjithashtu nuk ka postuar asgjë në Instagram që nga nëntori i vitit të kaluar, dhe personi i vetëm që ndjek atje është Kim Kardashian./FrontOnline/