Dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian, Kanye West është “martuar” me arkitekten e markës ‘Yeezy’, Bianca Censori.
Ai thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biancan dhe dyshja janë parë të veshur me veshje martesore, shkruan DailyMail.
Megjithatë, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton TMZ.