Javët e fundit, bashkëpunimi i reperit të famshëm Kanye West u anulua nga pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha me të cilat ai bënte biznes për disa vite dhe si pasojë ish-bashkëshorti i tij Kim Kardashian humbi deri në një miliard dollarë. Gjithçka nisi me komentet e tij antisemitike dhe tani Kanye në një postim të gjatë shkruan se ishte “shkatërruar deri në palcë”.
Ye u ankua në Instagram se “perandoria e tij po shembet” dhe shpjegoi se ai shkruan në Instagram sepse “i lejohet ende të jetë në platformën e Mark Zuckerberg”. Kanye kërkoi rishikimin e kontratave me kompanitë që i anuluan bashkëpunimin. “Le të shohim kontratat që të mund të bëjmë biznes më të mirë”, shkroi ai.
“Jam i shkatërruar deri në palcë dhe ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë”, shkruan Kanye. “Forcat e panjohura po përpiqen të më shkatërrojnë jetën për shkak të një postimi në Twitter”, thotë ai, duke iu referuar postimit që nisi të gjitha këto.
Reperi në fakt ka lënë të kuptohet në Instagram se reperi Diddy kontrollohet nga hebrenjtë. Postimi i West përbëhej nga pamje nga ekrani i bisedës së tij me Diddy rreth bluzave të diskutueshme White Lives Matter që ai zbuloi në një shfaqje të modës në Paris.
Përveç kësaj, ai shkroi në Twitter se së shpejti do të nisë “defcon3 kundër hebrenjve”, duke iu referuar shkallës së gatishmërisë së ushtrisë amerikane të njohur si DEFCON. Postimi u hoq shpejt dhe profili i West në rrjetet sociale u bllokua përkohësisht./FrontOnline/