Reperi Kanye West ka fshirë të gjitha fotot dhe videot nga faqja e tij në Instagram. Edhe pse llogaria e tij është ende aktive, nuk dihet nëse reperi do të postojë sërish në të. West ndiqet nga 9.5 milionë njerëz në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që West tërhiqet nga Instagrami që kur iu bashkua për herë të parë rrjetit social në vitin 2016. Pas fshirjes së llogarisë së tij disa herë, ai u rikthye sërish në Instagram në korrik të këtij viti përpara publikimit të albumit të tij të dhjetë në studio, Donda.
Edhe pse arsyeja e lëvizjes është e paqartë, Kanye West i fshiu postimet vetëm disa ditë pasi ndau një postim të Ditës së Falënderimeve të enjten, duke thënë se dëshiron të ribashkohet me gruan e tij Kim Kardashian West, me të cilën ka katër fëmijë. Gjegjësisht, ajo ka paraqitur kërkesën për divorc në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë dhe aktualisht po tërheq vëmendjen e publikut botëror duke dalë me humoristin Pete Davidson.
“Gjithçka për të cilën mendoj çdo ditë është se si të ribashkoj familjen time dhe si ta kuroj dhimbjen që shkaktova”, tha West. “Unë marr përgjegjësinë për veprimet e mia. E vetmja gjë që është e përbashkët për të gjitha sukseset dhe dështimet e mia jam unë”./FrontOnline/