Reperi Kanye West ka thënë se ai ende dëshiron të jetë me Kim Kardashian pavarësisht një procesi divorci në pritje. Në një intervistë të lëshuar të enjten, reperi pranoi se donte të pajtohej dhe kritikoi përshkrimin e divorcit të tyre në ‘Saturday Night Live’.
“SNL e bëri gruan time të thoshte në televizion se ajo u divorcua nga unë. Unë kurrë nuk i kam parë letrat. Ne nuk jemi të divorcuar”, tha ai për Revolt TV.
“Fëmijët tanë duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë”, shtoi ai.
Pas divorcit të tyre, u përfol se Kanye West ishte në lidhje me modelen Irina Shayk. Daily Mail publikoi foto të reperit dhe modeles të realizuara gjatë një shëtitjeje në Francë në qershor të këtij viti. Gjithashtu u përfol se Kim kishte filluar romancën me Pete Davidson, por ata nuk e komentuan./FrontOnline/