Kanye West ka thënë se është i hapur për një rikthim në politikë, duke mos u ndikuar aspak dështimi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Reperi, babai i të cilit luftoi me kancerin në stomak në 2018, tha se do të punojë për të kuruar sëmundjen dhe se do të ndihmojë në promovimin e “ajrit të pastët dhe ushqimit”.
I pyetur të enjten nëse ai kishte aspirata të ardhshme politike, West u përgjigj: “Po sigurisht. Ajo nuk ishte koha. Jam i sigurt që Zoti më bëri të bie mbi shpatën time dhe të them se nuk është koha. Por ai më shpengoi. Ai më dha këtë oksigjen, më dha këtë mundësi dhe dërgoi njerëz të mahnitshëm rreth meje.
Ai më dha qëllime të reja. Një jetë e re. Ajër rë ri për të marrë frymë. Dhe respekt të ri”.