Kanye West ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar emrin e tij, shkruan TMZ. Ai vendosi të shkurtojë emrin e tij zyrtar Kanye Omari West në pseudonimin e vjetër Ye.
Në kërkesën për ndryshimin e emrit, Kanye deklaron se ai vendosi ta bëjë këtë për arsye personale, por nuk dha asnjë detaj, raportojnë mediat e huaja, transmeton FrontOnline.
Ata shtojnë se kërkesa e reperit sigurisht që do të miratohet sepse gjyqtarët në Kaliforni miratojnë ndryshimin e emrit duke qenë se nuk kanë dëshmi se Kanye do të përdorë emrin e ri për të kryer mashtrim.
Përpjekja e Kanye West për të ndryshuar emrin vjen pak para publikimit të albumit të tij të shpallur prej kohësh Donda, të cilin ai e quajti sipas nënës së tij, me të cilën ai ishte shumë i afërt.
Nga ana tjetër, kjo është përpjekja e dytë e reperit për të ndryshuar emrin pasi në vitin 2019 ai konsideroi ndryshimin e emrit në Miliarderi Genius Christian Genius Kanye West./FrontOnline/