Policia e Kosovës, më saktësisht ajo e rajonit të Pejës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”,.
Përmes, një komunikate për media Policia ka bërë të ditur se tre të dyshuarit janë përfshirë në rrahje, ku njëri nga ta është dërguar në nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim.
Kurse, dy të arrestuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.01.2023, rreth orёs 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё personat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri tjetrin.
Njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim.
Dy (2) tё dyshuarit tjerё janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.