Policia ka arrestuar një person në Lipjan.
I njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Fehmi Agani, Lipjan 26.08.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) lidhur me një rast të mëhershëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online