Në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë ka ndodhur një kanosje.
Një i dyshuar, derisa ka qenë në stacion policor, ka kanosur një zyrtar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.
I njëjti, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”./Front Online