Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Dy meshkuj kosovarë, roje të një lokali, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë kanosur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, raporton Front Online.
Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë, 02.10.2020 – 02:00. Dy meshkuj kosovarë, roje të një lokali, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë kanosur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të maskuar dhe me armë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, është thënë në raportin 24 orësh të PK-së.