Një person është arrestuar të mërkurën në Zveçan nën dyshimet se i njëjti ka kanosur verbalisht motrën e tij.
Sipas policisë, i njëjti e ka akuzuar motrën se punonte në institucionet e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.