Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmë rreth orës 20:00.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë, përcjell Front Online.
I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor. Për arsye të sigurisë, janë evakuar banorët e ndërtesës.
Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë. I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor. Për arsye të sigurisë, janë evakuar banorët e ndërtesës. Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin. Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ën raportin 24 orësh të Policisë./Front Online/