×
  • Kronika
  • Kronika

    Kanë shitur 355 teste false për pasaportën gjermane, dënohen dy vëllezër nga Kosova

    FrontOnline
    20 Gusht 2024

    Ata janë dënuar njëri me katër vjet e gjysmë dhe tjetri me katër vjet e tetë muaj burg, ndër të tjera, për 355 raste falsifikimesh të dokumenteve.

    Për të marrë një pasaportë gjermane, të huajt duhet të paraqesin dëshmi të zotërimit të gjermanishtes. Siç u tregua në një proces gjyqësor në Shtutgart, ky sistem nuk është aspak i sigurt ndaj falsifikimit.

    Shtutgart – Duke përdorur një sistem profesionalisht të sofistikuar, dy vëllezër në Baden-Württemberg kanë falsifikuar dhe shitur për qindra njerëz dokumente si certifikata gjuhësore dhe certifikata nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, transmeton albinfo.ch.

    Një 32-vjeçar dhe vëllai i tij, gjashtë vjet më i vjetër, u dënuan nga Gjykata e Landit e Shtutgartit, njëri me katër vjet e gjysmë dhe tjetri me katër vjet e tetë muaj burg, ndër të tjera, për 355 raste falsifikimesh të dokumenteve, shkruan dpa.de. Ata kanë pranuar veprën me të cilën ngarkoheshin. Një tjetër vëlla është ende në paraburgim për akuza të ngjashme.

    Personat nga qyteti Aspach (rrethi i Rems-Murr) – të dy nga Kosova – kishin shënuar emrat dhe adresat e klientëve të tyre si dhe çmimet dhe çdo borxh në fletore. Kryetari i trupit gjykues tha se janë vërtetuar të ardhurat prej së paku 313,940 euro, nga ky “biznes”.

    Certifikatat u prezantoheshin klientëve në një restorant në Backnang ose u dërgoheshin me postë apo në një shkollë gjuhësore në Ellwangen. Në rreth 220 prej këtyre rasteve, klientët u kanë dorëzuar autoriteteve falsifikimet për të marrë leje qëndrimi ose për t’u natyralizuar.

    Testet e gjuhës në Gjermani janë të detyrueshme që nga viti 2008

    Që nga viti 2008, çdo emigrant duhet të bëjë një test gjuhësor nëse dëshiron të ketë një pasaportë gjermane. Ai duhet të demonstrojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, pritet që të huajt që kanë aplikuar për natyralizim të zotërojnë mjaft mirë gjuhën gjermane për të komunikuar në mënyrë adekuate me njerëzit e tjerë në jetën e përditshme, në punë dhe me autoritetet në Gjermani.

    Aktgjykimet nuk janë ende përfundimtare. Të dy të dënuarit mund ta kundërshtojnë këtë. Por, sipas një marrëveshjeje ndërmjet mbrojtjes dhe prokurorit publik, dënimet me burg janë brenda kornizës së dakorduar.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë...
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (10 janar), pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset,...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sonte ka qenë në Ferizaj. Ai është...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ministria tha se...
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.