Interi fitoi pas 11 viteve titullin kampion të Serie A, gjë që i jep luksin për tu argëtuar në këto javë të mbetura në kampionat.
Seancat stërvitore mjaft intensive të Antonio Contes tashmë duket se i kanë lënë vendin argëtimit. Si rrallë herë gjatë sezonit, trajneri italian shihet duke qeshur së bashku me lojtarët e tij.
Fusha e blertë ka ndërruar pamje dhe është kthyer në një arenë boksi. Brenda tij është pikërisht Konte dhe Lautaro Martinez që kanë veshur dorezat dhe janë gati për tu ndeshur.
Ndërkohë Lukaku ka rrëmbyer “mikrofonin” dhe prezanton sfidën. Klubi i Interit ka shpërndarë pamje nga ky moment, ku ekipi zikaltër po shijon luksin që i ka dhënë treofeu i kampionit.