“Big Brother VIP Kosova”, ka nisur rrugëtimin e saj me 5 dhjetor të 2022.
Tashmë kanë kaluar plotë 56 ditë dhe ende nuk është krijuar një debat interesant për publikun.
Pothuajse të gjitha “debatet” e krijuara deri sot ishin rreth ushqimit.
Të gjithë banorët debatet i kanë zhvilluar drejt një banori e cila është Xhuli.
Edhe sot si çdo ditë tjetër debati mes Melisës dhe Xhulit kishte të bënte me qumështin.
Në këtë debat u përfshinë më pas edhe Andi dhe Gresa, teksa britmat kanë shpërthyer në shtëpi.
Ndryshe, me këto debate banorët janë bërë monoton për publikun shqiptar.