×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kandidatja pro-perëndimore fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Maia Sandu, një ish-ekonomiste e Bankës Botërore që mbështet lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian, është fituesja e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë.

    Sandu fitoi 57 për qind të votave, duke i siguruar asaj një fitore ndaj presidentit pro-rus në detyrë, Igor Dodon, i cili fitoi 43 për qind të votave. Rezultatet janë në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Mbështetësit e Sandu festuan fitoren e saj në selinë e Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit (PAS).

    Pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e lartë në zgjedhjet e 15 nëntorit, më shumë se 52 për qind – gati 10 për qind më e lartë se pjesëmarrja gjatë raundit të parë.

    Balotazhi ishte vendimtar për ish-republikën Sovjetike nëse ajo do të lëvizë më pranë Bashkimit Evropian apo do të tërhiqet më shumë në orbitën e Moskës.

    “Sot, ju keni fuqinë të ndëshkoni ata që ju grabitën, të cilët ju zhyten në mjerim dhe ju detyruan të largoheni nga shtëpia juaj”, tha Sandu pasi votoi në Kishinau. Rivali i saj, është akuzuar për korrupsion ndërsa ishte në detyrë.

    Pjesëmarrja e diasporës moldave ka qenë shumë e lartë në këto zgjedhje.

    Dodon, ndërkohë, tha se ai “votoi për paqen”, “drejtësinë shoqërore” dhe “vlerat e krishtera” pasi votoi në kryeqytet.

    “Ne duhet të mbajmë marrëdhënie të mira me Bashkimin Evropian dhe me Rusinë,” tha ai.

    Ai është kritikuar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit, gjatë së cilës më shumë se 89.000 moldavë janë infektuar dhe më shumë se 2.000 kanë vdekur.

    Moldavia, me një popullsi prej rreth 3.5 milionë, është një nga vendet më të varfra të Evropës dhe është e ndarë ashpër midis atyre që mbështesin lidhje më të ngushta me Rusinë dhe atyre që mbrojnë lidhje me BE-në dhe, veçanërisht, me Rumaninë fqinje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy ish konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i edicionit të kaluar, dhe Atilla Kardesh nga edicioni i...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të bëjë Asociacion të komunave serbe të Kosovës, pasi sipas tij kjo nuk është...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar sërish duke i publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ka ngelur më pak se një orë që nga nisja e spektalit ‘prime’ të shout më të famshëm në vend, dhe jo...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.