Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, është zotuar se do t’i kthejë në klub Xavi Hernandezin dhe Jordi Cruyff, nëse zgjidhet president muajin e ardhshëm.
Font i shpalosi planet sesi do të dukej Barcelona nën udhëheqjen e tij gjatë një konference të mërkurën.
Ai synon ta emërojë Drejtor të Përgjithshëm Xavin, ish-kapitenin e klubit, ndërsa në postin e drejtorit sportiv, Jordi Curyffin – djalin e legjendës së klubit Joan Cruyff.
Zgjedhjet presidenciale në klubin katalonas do të mbahet më 24 janar, pas dorëheqjen së Josep Maria Bartomeut nga posti i presidentit muaj më parë.
Font është favorit për t’u zgjedhur president i ri i Barcelonës.