Ish-presidenti i Llapit, njëherit kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Nexhat Dumnica ka hedhur kritika të ashpëra ndaj drejtuesve të FFK-së.
Dumnica i ka cilësuar ndeshjet e fundit në futbollin e Kosovës si “filma dramë-aksion”, shkruan FrontOnline.
Sipas tij, FFK-ja nuk ka këndvështrim pozitiv nga askush.
https://www.facebook.com/nexhat.rexhepi.35/posts/3970894843009741?__cft__[0]=AZUjE3fKoyiRGMGtIFhLd9yZN9YS3dYh5LZbU_0zrNkMQuL-CF4V_x-BI0c24ZoesqKnyVqKAtY8rmAqagqsG7XVEUSflCH7KejynKUuwhVkBig0oofbiCo3tztda8hAe08&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Dumnicës në “Facebook”:
“Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka këndvështrim Pozitiv nga askush, ka mosbesim që mund të dërgoj në dështimin e kampionatit të ardhëshëm me këtë Udhëheqje!
Rezultatet e fundit të ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë ngjasojnë në Filma Dramë-Aksion ku regjin e bëjn disa zyrtar të FFK-s dhe aktorë janë disa klube të cilat janë për cmim Oscar.
Për më shumë titulli Kampion nuk ipet zyrtarisht një gjiro para përfundimit të Edicionit 2020/21 kjo nuk ndodh askund në bote e madje nuk është e paraparë në Statutin e FFK-s.
Në anën sportive është e tmerrshme me u dëmtu disa klube ,klube të organizuara mirë me qëndrueshmëri financiare,sportive me personel me integritetë të lartë dhe autoritativë,klube të cilat kanë performue me futbollin më atraktivë në këtë sezon, nuk ka oksigjen kjo nuk na dërgon askund dhe nuk i duhet futbollit të Kosovës.
Reformimi rrënjësor dhe tranzicioni janë të domesdoshme dhe duhet të filloj nga brenda këtij Institucioni ( FFK-s)aty është shtresuarë nepotizmi,klientelizmi dhe familjarizmi,këtë Institucion me ose pa mua në krye bashkarisht duhet dhe do ta lirojmë nga kjo e keqe që e ka kapluar”./FrontOnline/