Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka dal si kandidati më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt.
Ai mori gjithsej 958 vota në gjashtë vendvotime të këtij fshati. Në ndërkohë kundër kandidatët e tij morën dukshëm në pak vota.
Vjosa Osmani arriti t’i grumbullojë 175 vota në Prekazin historik, teksa Avdullah Hoti atje i siguroi vetëm 11 vota.
Më shumë vota se Hoti në Prekaz mori lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, parti me të cilën LDK’ja garoi në koalicion.
Në ndërkohë lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj në Prekaz mori 15 vota.
Këto të dhëna janë marrë nga numërimi i votave në formularët e publikuar nga KQZ’ja.
Lista me disa nga kandidatët më të votuar sipas partive:
PDK
Enver Hoxhaj: 958
Donjet Bislimi: 554
Fadil Beka: 176
Bedri Hamza: 349
Mergim Lushtaku: 737
Bekim Haxhiu: 343
Ganimete Musliu: 229
Fadil Nura: 464
Blerta Deliu-Kodra: 156
LVV
Vjosa Osmani: 175
Glauk Konjufca: 167
Arben Vitia: 63
Vasfije Krasniqi: 70
LDK-AKR
Avdullah Hoti: 11
Behgjet Pacolli: 25
AAK
Ramush Haradinaj: 15
Beke Berisha: 13
Haxhi Shala: 10
Meliza Haradinaj-Stublla: 10