×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i PDK-së për deputet: Jo veç Qeverisë, por edhe deputetëve të VV-së nga Gjilani kurrë nuk u ka interesuar përfundimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ilir Tahiri, ka folur lidhur me premtimin e Qeverinë për realizimin e autostradës Gjilan-Prishtinë dhe për premtimet e pambajtura lidhur me autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë.

    Sipas tij, kompania që kishte fituar tenderin për përfundimin e autostradës ka angazhuar një ekip avokatësh për të paditur Qeverinë për shkak të mosshlyerjes së pagesave.

    Sipas Tahirit, dëmshpërblimi për këtë do të jetë po aq sa do të kishte kushtuar ndërtimi i autostradës.

    “Kompania që e ka fituar tenderit për ta përfunduar autostradën e ka angazhuar një ekip të avokatëve me paditë Qeverinë për shkak të mungesës së pagesave. Dëmi do të jetë aq sa do të kushtonte autostrada sikur të ishte ndërtuar”, tha ai për “Front Online”.

    Tahiri gjithashtu ka akuzuar Qeverinë dhe deputetët e VV-së nga Gjilani për mungesë vullneti për të avancuar këto projekte.

    “Jo veç Qeverisë, por edhe deputetëve të Gjilanitu ka munguar vullneti të paktën që të flasin për këto projekte vetëm kanë bërë hajgare në Parlament, gojën se kanë qelë për projekte në Gjilan”, u shpreh Tahiri, i cili është kandidat për deputet i PDK-së nga Gjilani./FrontOnline/

    Qeveria “Kurti” dështoi edhe me autostradën nga Gjilani te Dheu i Bardhë, të cilën vet e premtoi

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kandidatja për deputete nga Lista për Familje, Pranvera Xhaferi, ka ngritur dyshime të forta mbi manipulimin e votave përmes një postimi në...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka bërë një koment të shkurtër për deklaratën e Fatmir Limaj i cili nuk e përjashton një...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të...
    Të tjera
    Lajme20 Shkurt 2025
    Në dhjetëshet e partive politike me kandidatët për deputetë nga rezultatet preliminare të KQZ-së, bëjnë pjesë nga tre gra për secilin subjekt...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimeve të ndara që zhvilloi këtë javë me liderët e partive në Kosovë, shpreson për...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike ka folur në lidhje me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjes, nga Nisma dhe LDK-ja. Ai është...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se rezultati zgjedhor ishte pasojë e vendimit të qytetarëve, të cilët nuk...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Përfaqësues të degëve të PDK-së dhe LDK-së në Gjilan kanë mbajtur takim sot me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për të diskutuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.